LAJMI I FUNDIT:

U kritikua që e goditi një grua në dorë, Papa Françesku i jep një puthje murgeshës: Do të puthë, nëse qëndron e qetë – mos më kafsho

U kritikua që e goditi një grua në dorë, Papa Françesku i jep një puthje murgeshës: Do të puthë, nëse qëndron e qetë – mos më kafsho

Papa Françesku i cili gjatë javës së kaluar u kritikua ashpër kur u pa duke e goditur në dorë një grua, e cila ia kapi dorën dhe nuk e lëshonte, ka mësuar shumë nga ky veprim që ndodhi në sheshin e Shën Pjetrit në prag të Festës së Krishtlindjes.

Ai reagoi krejtësisht ndryshe me një murgeshë, të cilës ia tha me një dozë humori se do ta puthë nëse i garanton se nuk do ta kafshojë, transmeton Telegrafi.


Gruaja ia kap dorën dhe nuk e lëshon, Papa Françesku humb durimin
Lexo po ashtu Gruaja ia kap dorën dhe nuk e lëshon, Papa Françesku humb durimin

“Po frikësohem. Do të puthë nëse qëndron e qetë, mos më kafsho”, dëgjohet Papa duke i thënë murgeshës që dukej shumë e gëzuar që po e takon në Vatikan.

Kujtojmë që Papa kishte kërkuar falje menjëherë për veprimin e tij në prag të festave të fundvitit, madje kishte thënë se “është shembull i keq”, por pranoi se edhe ai me raste mund të humb durimin. /Telegrafi/