LAJMI I FUNDIT:

U hodh nga dritarja e banjës, teksa ishte në gjendje somnambuli – vdes adoleshentja nga Prishtina në Itali

U hodh nga dritarja e banjës, teksa ishte në gjendje somnambuli – vdes adoleshentja nga Prishtina në Itali

Një tragjedi ka ndodhur në Itali, ku një e re shqiptare ka ndërruar jetë pas një jave në gjendje kome.

Mbrëmjen e 15 dhjetorit, adoleshentja Brikena Mehmeti u hodh nga dritarja e banjës, teksa ishte në gjendje somnambuli.


Mediat italiane raportojnë se 16-vjeçarja vuante nga një çrregullim gjumi, që e çoi në mesnatë të ngatërronte derën e banjës me dritaren dhe të hidhej.

Ajo u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë, ku qëndroi për më shumë se një javë, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Por një përkeqësim i papritur i mori jetën vajzës, e cila jetonte me prindërit dhe dy vëllezërit në Ramon, ku edhe studionte.

Kjo ka shtangur gjithë mjekët, të cilët mendonin se gjithçka po shkonte mirë dhe se Brikena kishte rifituar ndërgjegjen.

16-vjeçarja ra nga një lartësi prej katër metrash, ndërsa mjekët arritën në rezultatin se viktima kishte pësuar një sulm somnabulizimi, që e mori atë nga dhoma e gjumit dhe e çoi te dritarja, gjë e cila rezultoi fatale për jetën e saj.

Trupi i 16-vjeçares do të varroset në Prishtinë, i cili është qyteti i origjinës së vajzës së re, që u nda nga jeta një ditë para Krishtlindjeve. /Shqiptarja.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori