LAJMI I FUNDIT:

U godit nga një veturë kur ishte i verbër, burri thotë se ia pa “hajrin” – pretendon se iu kthye shikimi

U godit nga një veturë kur ishte i verbër, burri thotë se ia pa “hajrin” – pretendon se iu kthye shikimi

Një burrë që kishte më shumë se dy dekada i verbër, pretendon se mrekullisht iu rikthye shikimi, pasi u godit nga një makinë dhe tani punon si roje sigurie në spitalin që e trajtoi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Janusz Goraj, nga qyteti polak Gorzow Wielkopolski, ishte verbuar në një moshë të re kur kishte një reagim të keq alergjik.


Ai ishte plotësisht i verbër në syrin e tij të majtë dhe mund të dallonte vetëm në mënyrë të paqartë format dhe dritat, përmes syrit të djathtë.

Në vitin 2018, ai kishte pësuar një aksident, kur u godit nga një makinë ndërsa përdorte një vendkalim për këmbësorë.

Sidoqoftë, kjo duket se e ka ndihmuar përfundimisht, pasi pretendon se i është rikthyer shikimi.

Pas aksidentit, ai u dërgua në Spitalin e Pavarur Provincial Publik në rajonin perëndimor polak të Lubusz Voivodeship, ku iu nënshtrua një operacioni në legen.

Një zëdhënëse e spitalit, Agnieszka Wisniewska, tha për mediat lokale: “Në një moshë të caktuar thyerje të tilla nuk shërohen aq shpejt, kështu që ai duhej të shtrohej në spital”.

Ndërsa u shërua shpejt – plagët e tij ishin kryesisht shëruar brenda dy javësh – por mjekët e tij ishin akoma më të tronditur nga kthimi i shikimit të tij.

Zonja Wisniewska tha: “Shikimi i tij u përmirësua brenda dy javësh. Ne nuk e dimë mirë se çfarë e shkaktoi atë, ndoshta përzierja e ilaçeve që ai po merrte gjatë asaj kohe”.

Dhe tani, Janusz mund të jetojë një jetë të pavarur dhe tani raportohet se ka filluar punën si roje të sigurisë në spitalin ku ai mori trajtimin e tij pas aksidentit. /Telegrafi/