LAJMI I FUNDIT:

U dhanë rezultatet e mbledhjes, selektimit dhe riciklimit të mbeturinave plastike në Kërçovë

U dhanë rezultatet e mbledhjes, selektimit dhe riciklimit të mbeturinave plastike në Kërçovë

Elizabeta Risteska, koordinatore e projektit për selektimin dhe mbledhjen primare të PET shisheve plastike në pikat e qytetit të Kërçovës, theksoi se janë mbledhur 2.224 kilogramë PET ambalazhe mbeturinash, me çka është kursyer 4.226 litra naftë e papërpunuar dhe 5.560 kilogram më pak të dyoksidit karboni në ajër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti i cili zgjati nga janari të vitit të kaluar deri më 30 prill të këtij viti, është realizuar nga Qendra Shoqërore për zhvillimin shoqëror në Kërçovë, me ndihmën financiare të Fondit Ekologjik Global programit për qytetet e vogla në Maqedoni.


Risteska tha se qëllimi i projektit ka qenë edukimi dhe ngritja e vetëdijes tek nxënësit, prindit, por edhe të gjithë qytetarëve në Kërçovë, se sa është e rëndësishme nga aspekti ekologjik mbledhja, selektimi dhe riciklimi i mbeturinave PET plastike. /Telegrafi/