LAJMI I FUNDIT:

U deshën 60 kërkesa për ndërtimin e një shkolle në Nekoc të Drenasit

U deshën 60 kërkesa për ndërtimin e një shkolle në Nekoc të Drenasit

Ishte shumë i ri kur filloi punën si mbikëqyrësi i një shkollë tetë vjeçare në vitin 1993 në fshatin Nekoc të Drenasit.

Përkushtimin e tij ai e shfaqi në çdo moment të punës së tij, edhe në atë kohë kur shkolla u dogj e u shkatërrua nga lufta e fundit e Kosovës.


Quhet Qamil Ramadani dhe është nga fshati Nekoc.

Ai për të ndërtuar objektin e ri të shkollës nga themelet pretendon se ka bërë mbi 60 kërkesa.

Kërkesat sipas tij, i ka dorëzuar në të gjitha institucioneve vendore të arsimit dhe atyre ndërkombëtare në Kosovë.

“Vet i kam bërë të gjitha këto kërkesa. Në veçanti ndihmë më të madhe më ka dhënë KFOR-i dhe Ministria e Arsimit”, tregon ai për iniciativën e ndërmarr.

Në vitin 2008 është përuruar shkolla fillore nëntë vjeçare ‘Bajram Curri”.

Kjo shkollë ka afër 700 nxënës të gjithë nga fshati Nekovc, në komunën e Drenasit.

Vizitë të veçantë Qamil Ramadanit i ka bërë edhe gjenerali i KFOR-it italian, Fabio Mini.

“Nga paslufta nxënësit kanë mësuar në kushte shumë të vështira, dhe kjo më shtyri që të ndërmarr diçka për këta nxënës. Vizitë të posaçme me kërkesë timen, më ka bërë gjenerali i KFOR-it italian Fabio Mini, në përurimin e shkollës së re ‘Bajram Curri’, i cili ka dhënë ndihmën më të madhe për ndërtimin e kësaj shkolle”, tregoi ai për Telegrafin, duke shtuar se shkolla sot i ka kushtet shumë të mira për nxënësit e saj. /Telegrafi/