LAJMI I FUNDIT:

U dënua pasi u kap duke mashtruar pasanikët, vajza thuhet se ka gjetur dashurinë në burg – madje janë martuar!

U dënua pasi u kap duke mashtruar pasanikët, vajza thuhet se ka gjetur dashurinë në burg – madje janë martuar!

Kanë filluar të qarkullojnë thashetheme se “trashëgimtarja e rreme gjermane” Anna Sorokin ka ‘gjetur dashurinë’ dhe është martuar ndërsa ishte pas hekurave në burgun e Rikers Island.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për 28-vjeçaren, e cila u dënua me të paktën 12 vjet burg në fillim të këtij viti për mashtrim dhjetëra mijëra dollarë nga bankat, hotelet dhe miqtë për të realizuar një mënyrë jetese të pasur.


Por, gjatë kësaj jave, në disa qarqe të mediave njujorkeze thuhet se ajo ka rënë në dashuri me një të burgosur dhe mund të ketë lidhur nyjën.

Sidoqoftë, avokati i Sorokin, Todd Spodek mohoi çdo lajm për një tregim të tillë, duke thënë se ishte “i rremë”.

Megjithatë, një medium ka njoftuar se një burim pa emër kishte thënë se Sorokin kishte “një lloj të dashure në Rikers Island”, edhe pse burimi tha se natyra e saktë e marrëdhënies pas hekurave ishte e paqartë.

Ndryshe, siç ishte raportuar më herët, vajza e një shoferi kamioni, e quajtur Ana Sorokin, shkoi në Nju Jork dhe u hoq si trashëgimtare miliardere gjermane, që kishte dëshirë të hapte një galeri arti 40 milionë dollarëshe në një prej rrugëve më ekskluzive të qytetit.

Dhe kaq mjaftoi që hotele luksoze, restorante, banka, stilistë e drejtues revistash t’i hapin dyert e ta bëjnë shoqe për një kohë të gjatë.

Ajo gjithashtu ishte shpallur fajtore në gjykatë për mashtrimin e kompanive që ofronin fluturime private, për një dëm prej rreth 200 mijë dollarësh.

Gjithashtu, teksa shtirej si e pasur, një shoqe e re nga elita e Nju Jorkut i kishte paguar një udhëtim luksoz në Marok, prej 60 mijë dollarësh. Veç kësaj, mashtruesja 28 vjeçare po përpiqej të merrte një hua prej 22 milionë dollarësh nga bankat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Fotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit

Fotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit

Botë
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

Evropa
Kalo në kategori