LAJMI I FUNDIT:

U dënua me 25 vite shtesë burgim, vrau përdhunuesin e motrës në burg – zbulohet e vërteta që ndodhi në Washington

U dënua me 25 vite shtesë burgim, vrau përdhunuesin e motrës në burg – zbulohet e vërteta që ndodhi në Washington

Një të burgosuri në Washington i është shqiptuar dënimi shtesë prej 25 viteve burgim për vrasjen e “cimerit”, pedofilit të dënuar për përdhunim i cili ia kishte sulmuar motrën.

Siç raporton New York Post. Shane Goldsby, 26-vjeç, është dënuar pasi rrahu për vdekje “cimerin” 70-vjeç, Robert Munger në qershor të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.


Munger kishte vuajtur dënimin me burgim prej 43 viteve për shkak të një krimi seksual mbi fëmijë. E Goldsby ka thënë se kishte “shpërthyer” kur Munger filloi t’ia përshkruaj detajet e përdhunimit të motrës së tij, për të cilën më vonë u konstatua se ishte e vërtetë.

“Më është sill aq shumë në kokë, nuk kam mundur të përmbahem. Ai më tregonte detaje se çfarë kishte bërë, për fotografitë dhe video në të cilat shihet se çfarë u bënte”, ka thënë Goldsby.

Goldsby ka thënë se nga menaxhmenti i burgut kishte kërkuar që t’ia japin një “cimer” të ri. E nga meanxhmenti i burgut në Washington është bërë e ditur se nuk kanë ditur që Goldsby dhe Mungerin i lidhte diçka, dhe se është urdhëruar të kryhet një hetim i detajuar.

Në dokumentet e gjykatës thuhet se Goldsby ka sulmuar Mungerin nga shpina në burg, duke e goditur 14 herë në fytyrë dhe më pas e ka shqelmuar katër herë në kokë.

Goldsby përfundoi në burg në vitin 2017 për vjedhje të veturës, tejkalim shpejtësie dhe vozitje të rrezikshme – ku si rezultat i këtyre goditi dhe lëndoi një polic të trafikut.

Megjithatë i ka kërkuar falje familjarëve të Mungerit për dhimbjen e madhe që ua ka shkaktuar. /Telegrafi/