LAJMI I FUNDIT:

U dashurua në të burgosurin e dënuar për vrasje të dyfishtë, më pas u martua me të – britanikja thotë se është e gatshme ta pres edhe 13 vite

U dashurua në të burgosurin e dënuar për vrasje të dyfishtë, më pas u martua me të – britanikja thotë se është e gatshme ta pres edhe 13 vite

Naomi Ella, 27-vjeçe nga Manchesteri, një vit më parë kishte vendosur të lajmërohet në programin për njohje me persona të panjohur – që janë në burg.

Në fakt, ajo kishte dërguar letra për plotë Victorit që është katër vite më i vjetër se ajo, dhe që vuan dënimin prej 24 viteve burgim për vrasje të dyfishtë në SHBA.


Victor filloi t’i përgjigjet letrave të saj, kështu edhe u afruan, dashuruan marrëzisht në njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi.

Naomi zbuloi se ata tani janë të martuar, por nuk ka shpjeguar se si kishin arritur ta mbajnë ceremoninë – duke marrë parasysh jetën e partnerit të saj prapa grilave me dhjetëra kilometra larg saj.

Ajo ka hapur një llogari në TikTok dhe filloi të ndajë me të tjerët përvojën e saj, përkatësisht tregon se si është lidhja e saj me një të burgosur – duke pranuar se vazhdimisht i dërgojnë letra njëri-tjetrit dhe flasin në telefon.

@naomiellaoquendoBe kind 🤍 #prisongf #prisonwifelife #prisoncommunity #prisonwife #felonlove #prisontiktok #prisonlove #prisontok #petition #change #secondchance

♬ A moist healing song – Nez Tunes

Me ndjekësit ndau lajmin se së shpejti po zhvendoset në Michigan me qëllim që të jetë më afër tij. Të paktën për ta “ngushëlluar” për 11 vite tjera që duhet partneri i saj t’i kalojë prapa grilave.

Ajo pranoi se ai kishte një fëmijëri të vështirë, që ka jetuar me familje të huaja që e keqtrajtonin, dhe si adoleshent shumicën e kohës e kishte kaluar nëpër ulëset e parkut dhe shtëpitë e braktisura.

Për fatin e saj të keq, Michigan aktualisht nuk ka ndonjë ligj që parasheh zvogëlimin e dënimit, por shpreson se kjo do të ndryshojë dhe së bashkëshorti i saj do të mund të lirohej deri më 2027, e nëse një gjë e tillë nuk ndodhë – do të jetë në qeli deri më 2034.

“Besoj që Victor do të duhej ta falnin, jo vetëm që rasti i tij ka qenë i padrejtë, por që ai tani është 30-vjeçar që ka mësuar shumë nga gabimet sa ishte i ri”, ka shpjeguar ajo. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Australiani lundron lumin mbi një kungull

Australiani lundron lumin mbi një kungull

Fun
Kalo në kategori