LAJMI I FUNDIT:

Tyler ‘Ninja’ Blevins shpjegon si i fiton më shumë se 500 mijë dollarë në muaj duke luajtur ‘Fortnite’

Tyler ‘Ninja’ Blevins shpjegon si i fiton më shumë se 500 mijë dollarë në muaj duke luajtur ‘Fortnite’

‘Streameri’ më i njohur në Twitch thotë se mund të fitohen shumë para thjesht duke luajtur video-lojëra.

Tyler “Ninja” Blevins në një intervistë për “Squawk Alley” ka shpjeguar se si arrin t’i fitojë më shumë se 500,000 dollarë në muaj vetëm duke luajtur lojën e njohur ‘Fortnite’, transmeton Telegrafi.


“Unë mendoj se iu ofroj shikuesve të shikojnë një lojtar shumë profesionist. Dhe, është tejet e vështirë të bëheni lojtari më i miri në një video-lojë”, thotë Blevins.

“Unë bëjë edhe gjëra ‘budallaqe’; nëse keni shikuar ndonjë video timen, e shihni se unë bëjë gjeste të trupit dhe shprehje të ndryshme të fytyrës gjatë tërë kohës. Mendoj se kombinimi i këtyre dyjave (aftësive për të luajtur dhe argëtimit) ndikon që shikuesit të më pëlqejnë”, ka shtuar ai.

Për herë të parë Ninja ka konfirmuar se i bën më shumë se 500,000 dollarë në muaj vetëm përmes stream-it në Twitch.

Momenti kur ‘Ninja’ pranon një donacion prej 10,000 dollarësh nga një lojtar tjetër

Lojtari thotë se një pjesë e të ardhurave të tij vijnë nga abonentët e Amazon Prime, të cilëve iu lejohet të dhurojnë donacione në kanalin e tij në Twitch.

Por ai gjithashtu fiton shuma të majme parash edhe përmes 5 milionë abonentëve në kanalin e tij në YouTube.

Vlen të ceket se Twitch është platformë ku mund të bëni stream live dhe kryesisht përdoret nga adhuruesit e video-lojërave.

Twitch është blerë nga Amazon për 970 milionë dollarë në vitin 2014. Shumica e atyre që bëjnë stream në këtë platformë arrijnë të fitojnë shuma të majme parash, dhe nuk kanë nevojë të punojnë gjëra tjera.

Përndryshe, loja Fortnite është një nga më të përfolurat së fundmi, e cila i ka tërheqë edhe yjet e repit, duke përfshirë edhe reperin Drake. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Teknologji
Facebook Messenger ka një lajm super, super të mirë

Facebook Messenger ka një lajm super, super të mirë

Teknologji
Kalo në kategori