LAJMI I FUNDIT:

Twitter nuk e mbyll Vine, e lanson tani si Vine Camera!

Twitter nuk e mbyll Vine, e lanson tani si Vine Camera!

Në tetor ka qarkulluar lajmi se Twitter do ta shuaj aplikacionin Vine dhe më pas kishte dalur lajmi se kompania është në bisedime për ta shitur atë. Si duket, këto raporte kanë qenë të pavërteta.

Në një postim në blogun zyrtar, Twitter ka njoftuar se prej janarit do të transformojë aplikacionin Vine në Vine Camera.


Aplikacioni i ri do të mundësojë incizimin e videove deri në 6 sekonda, të cilat do të mund të shpërndahen në Twitter ose thjeshtë të ruhen në telefon për shikim të mëvonshëm.

Në ndërkohë, Vine ka marrë një përditësim të ri përmes të cilit mund të shkarkohen të gjitha videot e bëra nga ju. Këtë shërbim mund t’a bëni edhe në ueb faqen zyrtare të aplikacionit, vine.co.