LAJMI I FUNDIT:

TV-ja kërcënon shëndetin e fëmijëve

TV-ja kërcënon shëndetin e fëmijëve

Shikimi televizionit nga ana e fëmijëve, sipas disa zbulimeve më të reja, është i lidhur me një morri problemesh të shëndetit mental dhe mjekësor.

Duke analizuar rezultatet e 35 studimeve të ndara, psikologu Aric Sigman, ka gjetur 15 pasoja negative të lidhura me intervalet e gjata të qëndrimit përballë ekranit, përfshirë miopinë, diabetin, autizmin dhe Alzheimerin.

Raportet tregojnë se koha e përcjelljes së televizionit dhe vitet në të cilat fëmijët fillojnë të shohin TV, ndikojnë në shëndetin e tyre më shumë se sa përmbajtja e vet programeve.

“T’i lejosh fëmijët që vazhdimisht të shikojnë këtë lloj ekrani medial është një heqje dorë nga përgjegjësia prindërore, nga kontrolli i vërtetë prindëror”, këshillon Sigman.

Në mesin e efekteve negative që ka televizori, është reduktimi i hormonit melatonin, që mund të shpejtojë zhvillimin e pubertetit dhe të çrregullojë kohën e organeve të brendshme të trupit, duke i bërë fëmijët të ngadaltë.

Së fundi, sipas një studimi tjetër, rreth një e treta e fëmijëve kanë televizor në dhomën e tyre që në moshën tre vjeçare ose edhe më herët.

TV-ja ndikon në trashjen e fëmijëve

Kur fëmijët qëndrojnë gjatë para televizionit humbin kohën, por edhe shëndetin e tyre. Nëse prindërit i kushtojnë më shumë kohë këtij ndryshimi, atëherë ata kontribuojnë në shëndetin e fëmijëve të tyre.

Qëndrimi para televizionit ose kompjuterit, video lojërave dhe shikimi i filmave për një kohë të gjatë mund të lidhet edhe me trashjen, formën e dobët të trupit dhe kolesterolin e lartë.

Fëmijët të cilët rijnë para televizionit, kanë prirje të konsumojnë më pak fruta dhe perime, ndërsa më shumë ushqime të thata dhe pije të gazuara që do të thotë më shumë kalori.

Mbi të gjitha, mesatarja e reklamave që një fëmijë i sheh në televizion arrin në 20.000 gjatë një viti, pjesa më e madhe e të cilave reklamojnë produktet me përmbajtje të drithërave, karamele dhe pije të gazuara, sikurse dhe ushqime të paketuara, të cilat ndikojnë në zgjidhjen e tyre për ushqim.

Fikja e televizori mund të jetë zgjidhje optimale, por kur kjo nuk është e realizueshme atëherë duhet të mësohemi t’ua kufizojmë kohën para televizorit, kompjuterit dhe video lojërave deri në dy orë në ditë. Fëmijët gjithashtu kanë nevojë për aktivitete të cilat stimulojnë zemrën.

Disa këshilla për rregullimin e kohës së qëndrimit të tyre para TV-së:

* Planifiko: bëj zgjedhjen e programeve bashkë më fëmijën dhe fike televizorin para se të fillojë një program apo emision tjetër. Ose zgjedhe një DVD ose një video lojë duke rënë dakord për kohën e limituar.

* Shikoni TV së bashku: ndihmojini fëmijës të kuptojë se çfarë po shikon dhe dëgjon, për shembull reklamat apo tekstet e këngëve.

* Fshiheni telekomandën: është e vështirë të kalosh nëpër kanale televizive pa telekomandë.

* Ule numrin e televizorëve: lejo vetëm një ose më së shumti dy në shtëpi. Mos lejo asnjë në dhomë të fjetjes ose afër dhomës së ngrënies. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Nëse burri juaj hesht ose ju injoron: Mbani mend citimin nga Sokrati që i interpreton në mënyrë të përsosur këto shenja

Nëse burri juaj hesht ose ju injoron: Mbani mend citimin nga Sokrati që i interpreton në mënyrë të përsosur këto shenja

Në çift
Një konsulente gjumi zbuloi kohën e saktë kur fëmijët duhet të shkojnë në shtrat

Një konsulente gjumi zbuloi kohën e saktë kur fëmijët duhet të shkojnë në shtrat

Fëmija juaj
Dashnorja 'profesioniste’: Bëje këtë dhe ai nuk do të të tradhtojë kurrë

Dashnorja 'profesioniste’: Bëje këtë dhe ai nuk do të të tradhtojë kurrë

Këshilla dhe arsye
Nëse partneri juaj ju vlerëson vërtet, ai bën pothuajse gjithmonë këto katër veprime

Nëse partneri juaj ju vlerëson vërtet, ai bën pothuajse gjithmonë këto katër veprime

Në çift
Truku i thjeshtë zbulon ku duhet saktësisht të jetë ndarja e flokëve për t’u dukur më bukur

Truku i thjeshtë zbulon ku duhet saktësisht të jetë ndarja e flokëve për t’u dukur më bukur

Flokë dhe stil
Pse marrëdhëniet shpesh dështojnë pas tre muajsh? Ekspertët kanë një përgjigje

Pse marrëdhëniet shpesh dështojnë pas tre muajsh? Ekspertët kanë një përgjigje

Në çift
Kalo në kategori