LAJMI I FUNDIT:

Tusk: Nuk do të ndalem së ëndërruari një Evropë më të mirë

Tusk: Nuk do të ndalem së ëndërruari një Evropë më të mirë

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, gjatë sesionit plenar të Parlamentit Evropian në Strasburg tha se “e di shumë mirë që në të dyja anët e kanalit, të gjithë, madje edhe unë vetë, jemi të lodhur me Brexit dhe kjo është plotësisht e kuptueshme”.

“Megjithatë, ky nuk është një justifikim për të thënë ‘e mbyllim’ vetëm për shkak se jemi të lodhur. Ne duhet të vazhdojmë ta trajtojmë Brexit-in në një mënyrë të civilizuar. Sepse  jemi të lidhur nga një fat i përbashkët dhe duam të mbetemi miq të ngushtë dhe partnerë në të ardhmen”, tha Tusk.


“Gjatë Këshillit të Evropës, një nga udhëheqësit na paralajmëroi se nuk duhej të mendonim që Brexit të mund të anulohej. Unë nuk u përgjigja menjëherë, por sot para jush, do të doja të thosha se nuk mund të biem në fatalizëm. Të paktën unë nuk do të pushoj së ëndërruari për një Evropë më të mirë dhe të bashkuar”, shtoi  Tusk.