Ministri turk i Financave, Berat Albayrak ka thënë se Qeveria ka përgatitur “planin e veprimit” për të ulur shqetësimet në tregje, teksa valuta kombëtare vazhdon të zhvlerësohet edhe si pasojë e sanksioneve amerikane.
“Nga 13 gushti, institucionet tona do të marrin hapat e nevojshëm dhe do të bëjnë publike njoftimet e duhura për tregjet”, është cituar të ketë thënë Albayrak sipas gazetës turke, The Hurriyet.
“Planet tona të veprimet janë të gatshme”, ka shtuar ai, pa dhënë më shumë detaje.
Një ditë më parë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka përsëritur thirrjet ndaj turqve që të shesin dollarin dhe euron në mbështetje të lirës, vlera e së cilës ka rënë dukshëm, duke shtuar shqetësimet për ekonomi dhe përkeqësim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.
Lira ka prekur rënie rekorde prej 6.97 ndaj dollarit më 13 gusht, që nënkupton humbje të vlerës së kësaj valute në këtë vit për 46 për qind.
Në deklaratat e bëra një ditë më parë, Erdogan ka thënë se është fatkeqësi që Shtetet e Bashkuara po zgjedhin pastorin amerikan, Andrew Bruson që aktualisht po gjykohet në Turqi ndaj aleatit të tyre të NATO-s.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar lirim të pastorit dhe ka njoftuar për dyfishim të tarifave në importet turke të çelikut dhe aluminit.
Brunson, i cili është burgosur nga viti 2016, mund të përballet me 35 vjet burgim pas akuzave se u ka ndihmuar separatistëve kurdë, të cilët Erdogan i fajëson për tentimet e dështuara për puç më 2016. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Pse punëtorët në Zvicër nuk kanë pagë minimale?
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë