LAJMI I FUNDIT:

Turqia dhe Siria përjetuan ndër tërmetet më vdekjeprurëse në 20 vitet e fundit

Turqia dhe Siria përjetuan ndër tërmetet më vdekjeprurëse në 20 vitet e fundit

Turqia dhe Siria janë tronditur ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet pas tërmetit të së hënës me magnitudë 7.8 shkallësh të Rihterit, ku deri më tani janë raportuar më shumë se 7000 të vdekur në të dyja vendet.

Në krahasim me tërmetet e tjera të mëdha në mbarë botën, tërmeti dhe cunami në Japoni i vitit 2011 – në të cilin më shumë se 22 mijë njerëz u vranë ose u zhdukën – regjistroi një magnitudë prej 9.1 ballësh.


Ai la pas vetes shkatërrime të mëdha, ku ujërat përmbytën qytete të tëra dhe shkaktuan fatkeqësinë më të madhe bërthamore të vendit, raporton cnn.

Një vit më parë, në vitin 2010, një tërmet me magnitudë 7.0 në Haiti vlerësohet të ketë vrarë nga 220-300 mijë njerëz. Rreth 300 mijë persona të tjerë u lënduan dhe miliona u zhvendosën.

Në vitin 2004, një tërmet me magnitudë të vlerësuar prej 9.1 ballësh goditi bregdetin e Sumatrës, Indonezi, duke shkaktuar një cunami që la 227,898 njerëz të vdekur ose të listuar si të zhdukur.

Tërmeti më i fortë i regjistruar ishte me magnitudë 9.5 ballësh në Kili në vitin 1960, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/