LAJMI I FUNDIT:

Turisti përjetoi tmerrin në ajër: Instruktori harroi që ta kapte për pajisje, para se ta lëshonte në një fluturim mbi një kodër (Video)

Turisti përjetoi tmerrin në ajër: Instruktori harroi që ta kapte për pajisje, para se ta lëshonte në një fluturim mbi një kodër (Video)

Një burrë amerikan thotë se përjetoi një “kthesë të papritur” kur vendosi të provonte të fluturojë gjatë pushimeve në Zvicër – dhe zbuloi se instruktori i tij nuk kishte arritur të kapte “rripat e sigurisë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një banorë të Floridas, Chris Gursky, i cili ka ndarë pamjet e tmerrit të përjetuar, në “fluturimin” e tij të parë.


Siç thuhet më tej, videoja përshkruan momentin kur z. Gursky ishte i detyruar të kalonte minuta dëshpërimi, ndërkohë që instruktori që kontrollonte pajisjen, u përpoq të gjente një vend të sigurt në tokë.

Dhe ndërsa instrukori luftonte për të gjetur një vend të sigurt në tokë, Z. Gursky filloi të humbasë kontrollin e tij.

Çifti vazhdoi të fitonte lartësi pavarësisht nga përpjekjet më të mira të pilotit dhe u detyrua të fluturonte mbi një majë malore me shpresën për të arritur fusha të hapura më poshtë.

Por në një moment, Z. Gursky duket se po humbiste forcën.

Duke u varur poshtë pajisjes, ai u kap fort në këmbën e instruktorit, pasi çifti bëri uljen e tyre përfundimtare.

Pasi gjetën një vend të sigurt, Z. Gursky ra në tokë, dhe instruktori ekzekutoi rënien sekonda më vonë.

Z. Gursky tha se ai pësoi një thyerje të fragmentuar në dorë, që kërkonte operacion pas uljes.

Duke falënderuar instruktorin për të menduarit e tij të shpejtë, zoti Gursky tha: “Ndërsa piloti bëri një gabim kritik në organizim tonë para-fluturimit, ai bëri gjithçka që mundej për të më lëshuar në tokë, sa më shpejt të jetë e mundur”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Eh, bionde

Eh, bionde

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Virale
Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Fun
Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Fun
Kalo në kategori