LAJMI I FUNDIT:

Turisti e godet me çadër në kokë personin që kërcënonte me armë (Video)

Turisti e godet me çadër në kokë personin që kërcënonte me armë (Video)

Turisti Wes Woodin ishte në një plazh të Floridës së Shteteve të Bashkuara, kur një grup ka nisur të fjaloset.

Në momentin që njëri e ka nxjerrë revolen, ai i ka shkuar nga pas dhe e ka goditur në kokë me çadrën që mbron nga dielli, transmeton Telegrafi.


Forcat e rendit që e kanë arrestuar kërcënuesin e armatosur, kanë deklaruar se ngjarja mund të përkeqësohej sikur Woodin të mos intervenonte.

Mësohet se e tëra kishte filluar, kur ata janë zënë për një gomë që fryhet e cila kushton më pak se dy euro. /Telegrafi/