LAJMI I FUNDIT:

Turistët së shpejti mund ta vizitojnë vijën kufitare më të rrezikshme në botë

Turistët së shpejti mund ta vizitojnë vijën kufitare më të rrezikshme në botë

Turistët së shpejti mund ta përjetojnë momentin më të rëndësishëm në historinë moderne – pajtimin e Koresë së Jugut me atë të Veriut

Të gjithë ata që janë të interesuar mund të jenë dëshmitarë në vijën kufitare, më saktësisht në vendin ku ushtarët me dekada kanë qëndruar përballë njëri-tjetrit të armatosur deri në dhëmbë, transmeton Telegrafi.


Ata do të mund të shkelin në zonën ku presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un kanë shtrënguar duart, veprim ky që edhe zyrtarisht i ka dhënë fund luftës në gadishullin Korean.

Hapja e kufirit për turistët është një nga hapat që tregojnë se janë ulur tensionet mes dy Koreve.

Pas takimit mes liderëve të dy Koreve, ka ndodhur edhe ai mes Kim Jong-un dhe Donald Trump, të cilët nënshkruan marrëveshjen ushtarake me të cilën zotohen se do të largohen minat nga kufiri dhe do të zvogëlohet numri i rojeve në vijën kufitare. /Telegrafi/