LAJMI I FUNDIT:

Turistët në muzeun e Porsche panë se si një Panamera bëri kreu aksident të lehtë

Turistët në muzeun e Porsche panë se si një Panamera bëri kreu aksident të lehtë

Askush nuk u lëndua, kur Panamera u përplas për muri

Gjatë shëtitjes në muzeun e Porsche, që ndodhet në Stuttgart të Gjermanisë, disa turistë panë një aksident të pazakontë, transmeton Telegrafi.

Ishte një Panamera, brenda së cilës nuk ishte askush, që lëvizi ngadalë dhe u përplas për muri dhe u dëgjua vetëm një zhurmë.

Ky aksident që ishte mjaft i lehtë, nuk e la ndonjë të lënduar, megjithëse mbetet e çuditshme se si ndodhi. Mendohet se kjo veturë nuk ishte frenuar si duhet dhe u aktivizua vet, derisa nuk ndaloi në atë objekt.

Në këtë Porsche Panamera që kushton rreth 100 mijë euro, janë shkaktuar dëme vetëm në pjesën e përparme, që lehtë mund të rregullohen. /Telegrafi/