LAJMI I FUNDIT:

Tuneva: Maqedonia dhe Shqipëria ndajnë probleme të ngjashme tek mediat

Tuneva: Maqedonia dhe Shqipëria ndajnë probleme të ngjashme tek mediat
Foto: AIM

Probleme me raportimin e njëanshëm dhe gjuhën e urrejtjes në media, gazetari “copy-paste”, diskriminim, plasim të lajmeve të rreme, dezinformata dhe propaganda janë pjesë e problemeve që i ndajnë këshillat për etikë në mediat në Maqedoni dhe në Shqipëri.

Këto janë një pjesë e temave të cilat tre ditëve të kaluara diskutojnë përfaqësues të trupave vetërregullues të të dyja vendeve, studentë të gazetarisë dhe gazetarë të kampit pranveror në Strugë.


Drejtoresha ekzekutive e Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë Marina Tuneva, theksoi se me kolegët shqiptarë ndajnë probleme të ngjashme kur bëhet fjalë për prishjen e profesionalizimit në media.

“Po përballemi me probleme në raportimin e njëanshëm, nuk shfrytëzohen burime të ndryshme të informacioneve me qëllim që të krijohet një fotografi e balancuar për tema dhe çështje të caktuara. edhe në të dyja shtetet është i pranishëm problemi me gazetari kopi-pejst dhe jo rrallë jemi përballur me denoncime deri te Këshillit për Etikë në mediat në Maqedoni për përmbajtje të ndërmarra, plagjiaturë, raportim të njëanshëm…Ky është një aspekt që e diskutojmë me kolegët nga Shqipëria duke bërë krahasim si funksionojnë mediat atje”, theksoi Tuneva.

Sipas saj, dallime ka në përdorimin e fjalorit të pahijshëm dhe diskriminues nga ana e përfaqësuesve të pushtetit në Shqipëri ndaj gazetarëve është situata që në këtë mënyrë nuk ndodh te ne.

Kampi pranveror është organizuar me mbështetjen e projektit “Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore dhe Turqi” të mbështetur nga UNESCO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori