Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi, ka realizuar së fundmi një set të ri fotografik shumë të veçantë.

Ajo është shfaqur në të zeza mjaft provokuese, duke vënë në pah linjat atraktive trupore.


E veshur me çizme dhe dorëza të zeza lëkure, këngëtarja bëri që e gjithë vëmendja të kthehet nga ajo.

tunasejdi 77339807 2518156338306718 1520709191157402185 n

Volumi i flokëve të hapura i dha edhe më tepër pamje joshëse Tunës, e cila këto fotografi i ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk munguan, shumica prej të cilëve e komplimentuan për fizikun trupor.

tunasejdi 74660374 2216114602024345 7224046070338719261 n

“Amoni” përndryshe mban titullin kënga e fundit të cilën ajo e solli për fansat muaj më parë, dhe u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/

tunasejdi 75412683 590670155092611 3672755491595284419 n