Këngëtarja Tuna këtë vit shënoi rikthimin e saj në muzikë me projektin e ri "Chonga", që u prit mirë nga fansat.

Tani, ajo i është futur punës për një tjetër projekt, që kësaj radhe do të jetë bashkëpunim.


Këngëtarja nga Shkupi ka bashkëpunuar me këngëtarin Seven Saraqi për këngën e saj të re, që do të dalë së shpejti.

Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, i cili do ta sjell mjaft në top formë këngëtaren, që tashmë mesa duket i është rikthyer muzikës intensivisht.

Tuna ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga xhirimet e klipit të ri, në të cilin do të shfaqet mjaft atraktive dhe tërheqëse.

tunah

Kënga e tyre e re titullohet "Maria" dhe pritet të publikohet brenda pak javëve. /Telegrafi/