Tuchel aludon në rikthimin e Neymarit dhe Mbappes për ndeshjen ndaj Liverpoolit

Sulmuesit e Paris Saint-Germain, Neymar dhe Kylian Mbappe pritet të jenë gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.
Të dy lojtarët ishin të angazhuar me kombëtaret e tyre respektive tetë ditë para përplasjes me Liverpoolin në Paris më 28 nëntor.
Neymar u largua nga fusha pas tetë minutash në miqësoren e Brazilit me Kamerunin pasi që ankohej në një lëndim.
Në anën tjetër, francezi Mbappe u detyrua të dilte jashtë fushës pas një lëndimi në shpatull gjatë fitores së Francës kundër Uruguait me rezultat 1-0.
Lëndimet e tyre bënë që tabori i kampionit francez të frikësohet për mungesën e tyre në ndeshjen e madhe ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, tani ka qetësi te skuadra nga Parc des Princes pasi trajneri Thomas Tuchel ka konfirmuar rikthimin e tyre për këtë ndeshje.
























































