LAJMI I FUNDIT:

Tsipras kërkon mbështetje nga Parlamenti grek për çështjen e emrit me Maqedoninë

Tsipras kërkon mbështetje nga Parlamenti grek për çështjen e emrit me Maqedoninë

Aleksis Tsprasit i nevojiten 180 deputetë që të miratohet marrëveshja eventuale për çështjen e emrit me Maqedoninë. Mediat greke shkruajnë se bashkëpunëtorët e afërt të kryeministrit, po shqyrtojnë më shumë opsione, nëse gjendet zgjidhje me Maqedoninë, si të parashtrohet ligji dhe i njëjti të miratohet por jo me shumicë të thjeshtë.

Edhe pse thonë se Tsipras nuk ka obligim kushtetues të kërkojë mbështetje nga 180 deputetët e Parlamentit grek, megjithatë ai një gjë të tillë duhet ta bëjë duke pasur parasysh çështjen e vështirë dhe kontestin që tashmë më shumë se 25 vjet nuk është zgjidhur.


“Nëse arrihet marrëveshje me FYROM-in, bashkëpunëtorët e kryeministrit shqyrtojnë variantet si ai të dorëzohet në parlament dhe të miratohet por jo me shumicë të thjeshtë. Debatet kanë për qëllim që të rritet shumica në 180 deputetë. Kjo është e nevojshme për shkak se bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare e cila nuk duhet të miratohet me shumicë të thjeshtë”, shkruajnë mediat greke, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ashtu siç po afrohet data e samitit, parashtrohet pyetja se a do të arrijnë krerët e të dyja shteteve në fund zgjidhje që do të mbrojë integritetin e dy popujve. Kryeministri Zaev në intervistë për Agjencinë Informative të Maqedonisë thotë se nuk do të angazhohen “buldozerë“ diplomatik në negociata dhe se për një zgjidhje të tillë ia vlen që të flijohet edhe karriera politike.

“Kur do të dëgjoni paralajmërim për takimin Zaev-Tsipras, ta dini se jemi këtu për zgjidhje të denjë për vendin”, u shpreh Zoran Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori