LAJMI I FUNDIT:

Tryezë diskutimi për qëndrimin e serbëve rreth ndryshimit të mandatit të FSK-së

Tryezë diskutimi për qëndrimin e serbëve rreth ndryshimit të mandatit të FSK-së

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) sot organizojnë një tryezë diskutimi me temë “Qëndrimi i komunitetit serb rreth ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Kjo tryezë ka për qëllim të mbledhë përfaqësuesit e shoqërisë civile të komunitetit serb për të diskutuar pikëpamjet e këtij komuniteti lidhur me ndryshimin e mandatit të FSK-së.


Paneli do të përbëhet nga Presidenti Thaçi, ekspert nga Prishtina dhe Mitrovica e Veriut. Pjesëmarrës në diskutim do të jenë përfaqësues qeveritar, ndërkombëtar dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediat.