LAJMI I FUNDIT:

Me Trumpin do të reduktohet angazhimi amerikan në Ballkan, por kurrë ashtu siç shpresojnë serbët

Me Trumpin do të reduktohet angazhimi amerikan në Ballkan, por kurrë ashtu siç shpresojnë serbët

Ballkani nuk gjendet në prioritetet e administratës së re amerikane. Ata kanë shqetësime të tjera, si Kina, Meksika, Rusia. Ballkani zë një vend të vogël aty, thotë Stefan Lehne, ekspert për politikën e Jashtme të BE-së në fondacionin e njohur “Carnegie Europe” në Bruksel..

“Me zonjën Hillary Clinton mund të ishin ndryshe gjërat, për shkak të përvojave të saj personale. Si gruaja e ish-presidentit amerikan në vitet 90-të, ajo mund të kishte pasur një lidhje më të fortë me këtë rajon”, thotë ai për DW. “Por nga ana përmbajtësore, nuk mendoj se politika amerikane do të ndryshojë shumë. Nuk kemi deri më tani ndonjë deklaratë nga ndonjë funksionar. Mendoj se angazhimi do të jetë më i vogël, por kjo nuk do të thotë që s’do të ketë vendin e vet, sepse amerikanët kanë një influencë shumë të madhe në rajon; ambasadorët do të mbeten akterë të rëndësishëm”.


Sipas tij, shumë gjëra, rreth rolit amerikan në Ballkan, varen nga marrëdhëniet me Rusinë, se a do të ketë pajtim apo një përplasje të re me të.

“Në Serbi ka njerëz që shpresojnë se Trump do të largohet nga mbështetja tradicionale për Kosovën, por unë do të habitesha shumë nëse do të kishte ndryshime tejet themelore në politikën amerikane në këtë drejtim”, thotë ai, duke shtuar se Trumpi megjithatë do të punojë të ruaj stabilitetin në rajon.

I pyetur për tensionimet e fundit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe gjendjen në Maqedoni, Lehne thotë se shqetësim nuk do të jetë ringjallja e konflikteve, por stagnimi i përgjithshëm.

“Pra, kur rajoni nuk ecën përpara, as ekonomikisht, as nga strukturat politike, ose që problemet e mbetura nga e shkuara vazhdojnë të mbeten të ngrira pa bërë progres… letargjia është rreziku më i madh”, shton ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori