LAJMI I FUNDIT:

Trump vendos tarifa tregtare dhe për verërat franceze

Trump vendos tarifa tregtare dhe për verërat franceze

Së fundi presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se verërat franceze do përballen gjithashtu me rritjen e tarifave dhe me sa duket Shampanja dhe Merloti mund të pësojnë rritje në çmim.

Kështu nëpërmjet deklaratave, Trump ka theksuar së fundi se kjo nuk është e drejtë dhe padyshim duhet të bëhet diçka. Sipas tij Franca prodhon verëra të shkëlqyera, por po të njëjtën cilësi ka edhe SHBA-ja.


Problemi sipas Trump qëndron tek fakti se Franca e bën shumë të vështirë për SHBA-në të shesë verërat e saj atje dhe duke aplikuar tarifa të larta. Nga ana tjetër, SHBA-ja e lehtëson tregtinë për verërat franceze, madje edhe e nxit atë duke vendosur tarifa shumë të ulëta. Në thelb, kjo për presidentin amerikan cilësohet si jo e drejtë dhe diçka që duhet ndryshuar.

“Franca na akuzon shumë për verën dhe ende ne vazhdojmë ta ngarkojmë [me tarifa] shumë pak për verën franceze”, tha Trump në CNBC, përcjell Telegrafi.

Amerika është aktualisht tregu më i madh për eksportin e verërave nga BE dhe rritja e tarifave prej SHBA-së, një politikë tashmë e njohur tregtare, mund të kenë një ndikim të rëndësishëm negative tek vreshtat evropiane dhe prodhimi që vjen prej tyre.

Sipas Eurostat, vetëm në vitin 2017, SHBA importonte një të tretën e të gjitha verërave nga BE, ndërsa verërat amerikane përbënin vetëm 16 për qind të verërave të importuara në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/