LAJMI I FUNDIT:

Trump vendos ta ndalojë TikTok-un në SHBA

Trump vendos ta ndalojë TikTok-un në SHBA

Presidenti Donald Trump tha gjatë mbrëmjes së kaluar se do të ndalojë së funksionuari në SHBA aplikacionin e videove me forma të shkurtra TikTok.

Ai në këtë formë do të pamundësojë arritjen e një marrëveshje të mundshme, ku Microsoft dëshiron ta blejë aplikacionin nga kompania në pronësi kineze, raporton CNN.


“Sa i përket TikTok-ut, ne po i ndalojmë ata në Shtetet e Bashkuara”, u tha Trump gazetarëve ndërsa ishte në bordin e “Air Force One”.

Microsoft në bisedime për të blerë TikTok
Lexo po ashtu Microsoft në bisedime për të blerë TikTok

Trump tha se mund të përdorë fuqitë ekonomike të urgjencës ose një urdhër ekzekutiv. Nuk ishte e qartë menjëherë se si do të dukej një urdhër i tillë. “Epo, unë kam atë autoritet,” tha ai, transmeton Telegrafi.

Më parë, njerëzit që punojnë për këtë çështje brenda administratës amerikane prisnin që Presidenti të nënshkruante një urdhër për të detyruar ByteDance, kompaninë kineze që zotëron platformën e mediave sociale, për të shitur operacionet amerikane të TikTok.

Masa kishte për qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të politikëbërësve se TikTok në pronësi të huaj mund të jetë një rrezik i sigurisë kombëtare. /Telegrafi/