LAJMI I FUNDIT:

Trump me urdhër ekzekutiv: Amerikanët të marrin më parë vaksinat amerikane ndaj COVID-19

Trump me urdhër ekzekutiv: Amerikanët të marrin më parë vaksinat amerikane ndaj COVID-19

Presidenti Donald Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv të martën për të siguruar që përparësia e qasjes për vaksinat ndaj COVID-19 të prokuruara nga qeveria amerikane t’i jepet popullit amerikan përpara se të ndihmojë vendet e tjera, thanë zyrtarët e lartë të administratës të hënën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Administrata Trump është e bindur se do të ketë vaksinë të mjaftueshme për të inokuluar këdo që dëshiron një vaksinë deri në fund të tremujorit të dytë të 2021, tha një zyrtar, duke kundërshtuar një shkrim të New York Times se qeveria nuk pranoi kur Pfizer Inc ofroi në fund të verës më shumë doza vaksinash për Shtetet e Bashkuara.

Kështu, siç shkruan France24, një zyrtar tha se urdhri ekzekutiv do të çonte në formulimin e udhëzimeve për agjencitë qeveritare të SHBA-së për të ndihmuar vendet e tjera që të sigurojnë vaksinën pasi të plotësohej kërkesa në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë po zhvillon një samit të martën për të shpjeguar planet për shpërndarjen e vaksinave përmes Operacionit Warp Speed të Trump, i cili ka organizuar përpjekjet në të cilin samit do të flasin Trump dhe zyrtarë të tjerë. /Telegrafi/