LAJMI I FUNDIT:

Trump: Unë nuk jam pajtuar për asgjë lidhur me heqjen e tarifave tregtare me Kinën

Trump: Unë nuk jam pajtuar për asgjë lidhur me heqjen e tarifave tregtare me Kinën

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ka janë pajtuar për të hequr tarifat ekzistuese ndaj mallrave kinezë, duke ulur shpresat për arritjen e një rezolute në luftën tregtare.

Ndërkohë ai kishte pasur optimizëm prej perspektivës së heqjes së tarifave


“Kina kërkon heqjen e tarifave. Unë nuk jam pajtuar për asgjë”, tha presidenti Trump, duke shtuar se bëhet fjalë për vetëm një pjesë të tarifave.

Ministra kineze e Tregtisë bëri të ditur më herët gjatë javës se negociatorët e Uashingtonit dhe Pekini kishin rënë dakord për të hequr një pjesë të tarifave ndaj produkteve në faza të ndryshme të marrëveshjes tregtare.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë bashkëpunuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje, që Washingtoni e quan fazën e parë të zgjidhjes së luftës tregtare.

Trump kërkon që Pekini të heqë dorë nga disa praktika tregtare si transferimin e detyrueshëm të teknologjisë, vjedhjes së pronës intelektuale, ndërkohë që blen edhe më shumë mallra amerikanë të bujqësisë.

Ai ka vënë tarifa ndaj mbi 500 miliardë dollarë mallra kinezë, ndërsa Pekini ndaj 110 miliardë produkteve amerikane. Kina i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të heqin tarifat, pasi mund të godasin të gjithë ekonominë botërore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori