LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se po ka probleme që të ankohet në Gjykatën e Lartë

Trump thotë se po ka probleme që të ankohet në Gjykatën e Lartë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se mund të jetë e vështirë për të që të paraqesë pretendimet rreth mashtrimit zgjedhor përpara Gjykatës së Lartë.

Ai shprehu dyshime rreth strategjisë ligjore dhe shpresat se do ta përmbysë rezultatin e zgjedhjeve në favor të tij janë duke u zvogëluar.


“Problemi është se është e vështirë të shkosh në Gjykatën e Lartë”, tha Trump në një intervistë telefonike për televizionin foxnews.

Trump shtoi se do të vazhdonte të luftonte kundër rezultateve të zgjedhjeve, në të cilat kandidati demokrat Joe Biden u zgjodh president.

“Mendja ime nuk do të ndryshojë pozicionin e saj për gjashtë muajt e ardhshëm”, shtoi republikani.

Trump thotë për herë të parë se ai do të largohet nga zyra nëse Kolegji Zgjedhor voton për Biden
Lexo po ashtu Trump thotë për herë të parë se ai do të largohet nga zyra nëse Kolegji Zgjedhor voton për Biden

Ndryshe, Biden deri më tani ka siguruar 306 vota elektorale gjersa Trump ka 232 sosh. Theksojmë se kandidati që siguron 270 vota edhe do të shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale amerikane. /Telegrafi/