LAJMI I FUNDIT:

Trump do të publikojë dosjet e fundit të vrasjes së John Kennedyt

Trump do të publikojë dosjet e fundit të vrasjes së John Kennedyt

Donald Trump lajmëroi se planifikon që të autorizojë publikimin e shumë dosjeve që mbahen sekret prej kohësh dhe që kanë të bëjnë me vrasjen e ish-presidentit amerikan, John F. Kennedy.

Dosjet pritet të bëhen publike nga Arkiva Kombëtare Amerikane më 26 tetor, por presidenti ka fuqinë që të zgjasë statusin e tyre sekret.

Kennedy, një prej presidentëve më të dashur për amerikanët, u vra nga një snajper më 22 nëntor 1963 në Dallas, Teksas. Ky është versioni zyrtar, pasi historitë për vrasjen e tij nuk kanë të mbaruar dhe jo më kot kjo është teoria konspirative më e fuqishme në historinë amerikane.

Në vitin 1992, kongresi amerikan vendosi se të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me Kennedy duhet të publikohen për 25 vjet, nëse presidenti vendos se nuk kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Arkiva zotëron rreth 3,000 dokumente të mbetura sekrete për këtë çështje, ndërsa ka publikuar mbi 30 000 të tjera, por me redaktime. Nuk është e qartë nëse Trump do t’i redaktojë këto të fundit.

Megjithatë, ekspertët nuk besojnë se dokumentet e fundit përmbajnë ndonjë zbulim eksploziv për vrasjen e kryer nga Lee Harvey Oswald, por mund të kenë më shumë informacion për këtë të fundit.

Oswald u vra dy ditë pas presidentit ndërsa ishte në duart e policisë, diçka që i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit të teorive konspirative. /Top Channel/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori