ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Donald Trump do të kalojë gati nëpër të gjitha procedurat që kalon një qytetar i zakonshëm që akuzohet për krime federale, sipas një burimi ligjor i cituar nga cnn.

Atij do t'i kërkohet të plotësojë formularët, duke dhënë emrin e tij, numrin e sigurimeve shoqërore dhe adresën.


Gishtërinjtë do t’i merren në formë elektronike, dhe jo me ngjyrë, transmeton Telegrafi.

Screenshot 1 39

Megjithatë nuk do të fotografohet (mugshot), thotë burimi. Marshali amerikan nuk do t’ia merr ADN si pjesë e këtij procesi.

Ish-presidentit amerikan nuk do t’i vendosen prangat në momentin e arrestimit dhe dërgimit në gjykatë.

Ndryshe, Trump kësaj radhe do të përballet me drejtësinë amerikane shkaku i shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe marrjes në shtëpi të dokumenteve të klasifikuara. /Telegrafi/