LAJMI I FUNDIT:

Trump shpallet fajtor për abuzim seksual ndaj gazetares Jean Carroll

Trump shpallet fajtor për abuzim seksual ndaj gazetares Jean Carroll

Një juri e New Yorkut ka zbuluar se Donald Trump ka sulmuar seksualisht E. Jean Carroll në dhomën e zhveshjes së një dyqani luksoz në pranverën e vitit 1996.

Një gjykatë federale në Manhattan e ka shpallur Donald Trumpin përgjegjës për shpifje, në një padi civile të ngritur nga shkrimtarja dhe gazetarja E. Jean Carroll, transmeton Telegrafi.


Trump duhet t’i paguajë asaj gati 3 milionë dollarë dëmshpërblim, sepse Carroll vërtetoi me sukses padinë e saj për shpifje.

Gjithashtu u përcaktua se ish-presidenti amerikan duhet t’i paguajë asaj rreth 2 milionë dollarë dëmshpërblim për padinë e saj civile, duke e çuar shumën totale të dëmit në 5 milionë dollarë, shkruan CNN.

Carroll e paditi Trumpin vitin e kaluar, pasi një ligj i ri në New York lejoi padi për krime të dyshuara seksuale edhe pas skadimit të statutit të kufizimeve.

Carroll pretendon se Trump e lidhi atë “për mur” në dhomën e zhveshjes, i hoqi me forcë rrobat dhe e sulmoi, përpara se ajo të ikte në Fifth Avenue dhe të telefononte një mik.

Ish-presidenti ka mohuar të ketë njohur Carroll-in dhe ka pretenduar vazhdimisht se akuzat nuk janë të besueshme, duke thënë se gazetarja “nuk është aspak tipi i tij”.

“Unë jam këtu sepse Donald Trump më përdhunoi, dhe kur shkrova për të, ai tha se nuk ndodhi. Ai gënjeu dhe më shkatërroi reputacionin, dhe jam këtu për të provuar të kthej jetën time,” dëshmoi Carroll në gjykatë.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori