Presidenti amerikan Donald Trump tanimë ka ardhur me një pretendim tjetër, pas atyre të fundit, në të cilat ai “pranoi” se rivali i tij Joe Biden “kishte fituar”, edhe pse ka insistuar se zgjedhjet ishin të “manipuluara”.
“UNË I FITOVA ZGJEDHJET” është postimi i fundit i Trump në rrjetin social Twitter, përcjell Telegrafi.
I WON THE ELECTION!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 16, 2020
Sipas mediave të huaja, komentet e mëparshme të zotit Trump u kishin dhënë disave kritikëve dhe mbështetësve shpresë se Shtëpia e Bardhë ishte e gatshme të fillonte punën për një tranzicion me ekipin e Z. Biden.
Por menjëherë, po të njëjtën ditë, Trump shpejt do ta bënte të qartë.
Trump, pa përdorur emrin e Biden por duke iu referuar atij, tha “Ai fitoi” si pjesë e një postimi që bëri me pretendime në lidhje me zgjedhjet e “manipuluara”.
Por ndërsa presidenti pa që komentet e tij po interpretoheshin si njohja e tij e parë publike e një fitoreje për Biden, Z. Trump shpejt e ktheu kursin.
“Ai fitoi vetëm në sytë e FAKE NEWS MEDIA”, më pas z. Trump shkroi në Twitter. “Unë nuk pranoj ASGJË! Ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë. KËTO JANË ZGJEDHJE TË MANIPULUARA”.
Megjithatë, sipas mediave të huaja, nuk kishte mashtrim të përhapur në zgjedhjet e vitit 2020.
Në fakt, zyrtarët e zgjedhjeve nga të dy partitë politike deklaruan publikisht se zgjedhjet shkuan mirë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë konfirmuan se nuk kishte parregullsi serioze.
Gjithsesi, fushata e z. Trump është përpjekur të mbështesë sfidat ligjore në të gjithë vendin, por shumë nga proceset gjyqësore janë hedhur poshtë dhe asnjë nuk ka përfshirë ndonjë provë që rezultati mund të përmbyset. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City