Presidenti amerikan Donald Trump, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të gatshme t’i kundërvihen çdo ndërhyrjeje të huaj në zgjedhjet e vitit 2018 dhe 2020. Por si mund të ishte një kundërpërgjigje amerikane dhe a është sistemi politik rus i prekshëm ndaj sulmeve kibernetike, të tilla si ato që ndodhën në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016?
Jane Bojadzievski i Zërit të Amerikës i hedh një vështrim çështjes se çfarë do të nënkuptonte kjo për marrëdhëniet e SHBA me Rusinë.
Presidenti Trump ngurron t’ua hedhë fajin plotësisht rusëve për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.
“Rusët nuk patën asnjë ndikim në votat tona. Por sigurisht që pati ndërhyrje, dhe ndoshta ndërhyrje nga vende të tjera, ndoshta individë të tjerë”, thotë presidenti amerikan.
Megjithatë, ai thotë se administrata e tij është e gatshme t’i kundërvihet çdo përpjekjeje për ndërhyrje në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2018.
“Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne po bëjmë një studim shumë të thellë dhe po dalim me disa sugjerime shumë të forta për zgjedhjet e 2018-së. Mendoj se do të dalim shumë mirë në zgjedhjet e 2018-s, edhe pse historikisht gjithnjë ka një rënie të vogël për Shtëpinë e Bardhë”, thotë ai.
Por analistët paralajmërojnë se rusët nuk i kanë ndalur kurrë përpjekjet për të ndërhyrë dhe ndikuar në politikën amerikane. Janusz Bugajski i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane thotë se Rusia do të provojë përsëri në vitin 2018, veçanërisht në rrjetet e mediave sociale.
“Ata janë jashtëzakonisht të shkathët për të depërtuar në Facebook, Fakebook apo elementë të tjerë të mediave sociale, ku përhapin këto lloj informacionesh, ku inkurajojnë njerëzit për të mbështetur kandidatë të veçantë, ose të kundërshtojnë të tjerë, apo për të përçarë shoqëritë në një farë mënyre. Rusia vazhdon ta bëjë këtë”, thotë ai.
Bugajski thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të mbeten vigjilente dhe të jenë të përgatitura për të kundërsulmuar kur kjo të jetë e nevojshme. Ai thotë se Rusia mund të jetë më e ndjeshme ndaj përçarjes në sistemin e saj politik sesa SHBA.
“Ne jemi në fakt një demokraci e konsoliduar dhe e mbrojtur mirë. Rusia është një sistem totalitar, por shumë brutal, ajo mund të shpërbëhet. Ne mund t’u dërgojmë atyre një sinjal shumë të fortë: nëse ju na luftoni, ne mund t’ë krijojmë më shumë telashe për ju në hapësirën e informacionit”, thotë Bugajski.
Por analistë të tjerë thonë se dyshimi në rritje midis dy vendeve dhe kundërpërgjigje të tilla nuk do të ishin të dobishme për marrëdhëniet tashmë të tensionuara amerikano-ruse.
“Është jashtëzakonisht e dëmshme për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, dhe për besimin tashmë mjaft të ulët mes tyre”, thotë Thomas Greminder, Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së.
Drejtori i Zbulimit Kombëtar, Dan Coats, i deklaroi një komisioni të Senatit se Rusia i sheh zgjedhjet e mesmandatit si “një objektiv të mundshëm për operacionet e saj të ndikimit”.
Por ai paralajmëron se Kina, Koreja e Veriut dhe Irani paraqesin gjithashtu kërcënime serioze për demokracinë amerikane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci – Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit
Frymëzim për filma horror – një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - Britania beson se izraelitët do t'i hakmerren iranianëve
Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka
Ushtria ruse tërhiqet nga rajoni i Nagorno-Karabakh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE