LAJMI I FUNDIT:

Trump i rikthehet deklaratave të mëparshme: Coronavirusi do të zhduket vet

Trump i rikthehet deklaratave të mëparshme: Coronavirusi do të zhduket vet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump zhvilloi një takim me parlamentarët e Partisë Republikane ku u shpreh optimist për situatën e krijuar nga coronavirusi në SHBA.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, coronavirusi me shumë mundësi do të zhduket në mënyrë autonome pa pasur nevojë për një vaksinë.


“Ka disa lloje virusesh ose gripesh për të cilat kërkohet një vaksinë, por nuk gjendet. Më pas këta lloj virusesh zhduken dhe nuk shfaqen më. Ata vdesin si çdo gjë tjetër në këtë botë”, u shpreh Trump.

Megjithatë, presidenti amerikan deklaroi se nuk mendon se kjo gjë do të ndodhë për një kohë të shkurtër dhe paralajmëroi rreth 95 mijë viktima nga coronavirusi në SHBA, deri në fund të pandemisë.

“Thonë që do të zhduket, por nuk e di nëse do të jetë këtë vit. Por e rëndësishme është që ai do të zhduket. Nëse do të arrinim në krijimin e një vaksine, kjo do të ishte një ndihmë e madhe”, u shpreh Donald Trump. /A2News/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori