LAJMI I FUNDIT:

Trump prezanton Truth Social, rrjeti që do të rivalizojë Facebook e Twitter

Trump prezanton Truth Social, rrjeti që do të rivalizojë Facebook e Twitter

Ish -presidenti amerikan Donald Trump do të rivalizojë rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter duke hapur një të tijin.

Truth Social do të quhet media sociale e Trump, ndërsa planifikohet që të ketë edhe një shërbim abonimi me video.


Trump deklaroi se platforma e tij “do t’i rezistojë tiranisë së teknologjisë së madhe”, duke i akuzuar rrjetet më të mëdha sociale se i heshtin zërat kundër Shteteve të Bashkuara.

“Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Twitter, megjithatë Presidenti tuaj të preferuar amerikan i mbyllet goja. Të gjithë më pyesin pse dikush nuk i reziston kompanive të mëdha teknologjike? Epo, ne do ta bëjmë së shpejti!”, shtoi Trump.

Trump u pezullua nga rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin në janar.

Një version fillestar i Truth Social do të jetë i qasshëm për një pjesë të njerëzve ndërsa brenda tre muajve të parë të vitit të ardhshëm “do të ketë një përhapje mbarëkombëtare” thuhet në një deklaratë të Trump Media & Technology Group (TMTG) që është në pronësi të Trump.

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Kalo në kategori