LAJMI I FUNDIT:

Trump i përgjigjet Bidenit, pas fjalimit të këtij të fundit në një seancë të përbashkët të Kongresit

Trump i përgjigjet Bidenit, pas fjalimit të këtij të fundit në një seancë të përbashkët të Kongresit

Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar ndaj fjalimit të fundit të presidentit Joe Biden ndërsa të dy burrat përgatiten të përballen në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Biden dhe Trump janë duke udhëhequr partitë e tyre përkatëse në zgjedhjet paraprake presidenciale të 2024-ës dhe janë të sigurt se do të përballen me një revansh pas shtatë muajsh.


Biden mbajti të enjten mbrëma fjalimin vjetor drejtuar kombit, në një seancë të përbashkët të Kongresit.

Dhe Biden nuk u shmang nga goditjet ndaj Trump gjatë fjalimit të tij të së enjtes, megjithëse presidenti do t’i referohej rivalit të tij vetëm si “paraardhësi i tij”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Biden: Nuk do të përkulemi para Putinit
Lexo po ashtu Biden: Nuk do të përkulemi para Putinit

“Ky ishte një fjalim zemërimi, polarizues dhe i mbushur me urrejtje”, ka shkruar Trump në mediat sociale. “Ai mezi e përmendi imigracionin, ose kufirin më të keq në Historinë e Botës. Ai kurrë nuk do ta rregullojë imigracionin, as nuk dëshiron. Ai dëshiron që vendi ynë të përmbytet me emigrantë. Krimi do të rritet në nivele të paparë më parë, dhe po ndodh shumë shpejt!”.

Ndryshe, Biden përdori fjalimin e së enjtes për të nënvizuar dallimet midis fushatës së tij dhe të Trumpit dhe dënoi politikat e ish-presidentit për çështje si aborti, taksat dhe punët e jashtme.

Presidenti posaçërisht përmendi Trumpin për sulmet e tij të fundit ndaj NATO-s dhe e akuzoi atë për “përkulje” ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Trump është përballur me reagime të shumta pasi tha se ai do të “inkurajonte” Rusinë të sulmonte çdo vend që nuk përmbush kërkesat e NATO-s për shpenzime ushtarake.

Ndërsa Trump iu kundërpërgjigj komenteve të Biden në Truth Social, duke shkruar: “Putini pushtoi Ukrainën, sepse ai nuk ka respekt për Biden. Nuk do të kishte ndodhur kurrë nën administratën Trump dhe për katër vjet nuk ndodhi!”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori