Presidenti amerikan Donald Trump është zgjeruar në komentet që bëri më parë në lidhje me sulmet amerikane ndaj Iranit.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha NBC Neës: "Presidenti Trump tha se lidershipi i ri potencial në Iran ka treguar se dëshiron të flasë dhe përfundimisht ai do të flasë”.


"Për momentin, Operacioni Epic Fury vazhdon i pandërprerë", shtoi ai, transmeton Telegrafi

I pyetur më parë nga gazetarët nëse do t'i ndalte sulmet për bisedime të mundshme, apo nëse ato do të vazhdonin, Trump tha: "Nuk e di. Nëse ata mund të na kënaqin. Ata nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë".

Në anën tjetër, gjatë sulmeve ajrore amerikane mbi Iranin ka mbetur i vrarë lideri suprem Ajatollah ali-Khamenei. /Telegrafi/