LAJMI I FUNDIT:

Trump përdori fotografinë e inaugurimit të Obamas! (Foto)

Trump përdori fotografinë e inaugurimit të Obamas! (Foto)

Presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump ka përdorur foton e inaugurimit të ish-presidentit amerikan, Barack Obama si sfond të tij të ri të profilit në Twitter, pasi ai iu dorëzua zyrtarisht Presidentit të ri.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Trumpit i ishte transferuar kontrolli i “Twitter-it presidencial” të premten pasdite, dhe fotografia në sfond në këtë llogari ishte një skenë të një inaugurimi.


Megjithatë, po sipas medieve të huaja, ajo që administrata e Trump ka përdorur në të vërtetë ishte një fotografi e vitit 2009, e bërë me rastin e inaugurimit të Obamës.

Fotografia është marrë kur Barack Obama u betua si presidenti i parë afrikano-amerikan i SHBA-ve, një ngjarje në të cilën morën pjesë rreth 1.8 milion njerëz.

E përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të shpejtë për të reaguar ndaj këtij fenomeni, fotografi e cila sipas tyre ishte “këputur” dhe se kishte edhe ngjyra të përpunuara.

Pas një ore më vonë, përcjell Telegrafi se llogaria e “Twitterit presidencial – @POTUS” kishte vendosur një fotografi të përgjithshme të flamurit amerikan, por nuk ishte dhënë ndonjë “sqarim” rreth fotografisë paraprake.

Gjithashtu më vonë, ajo ishte ndryshuar përsëri, kësaj radhe me një fotografi të kualitetit jo të mirë, ku shfaqet presidenti Trump duke shikuar nga një dritare e Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori