LAJMI I FUNDIT:

Trump paralajmëron demokratët të mos përdorin shumicën kundër tij

Trump paralajmëron demokratët të mos përdorin shumicën kundër tij

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi sot demokratët të mos përdorin shumicën e re të tyre në Dhomën e Përfaqësuesve për të nisur hetime kundër administratës së tij.

Në llogarinë e tij të Twitter, Trump shkroi se nëse ata e bëjnë këtë, atëherë Senati, i kontrolluar nga republikanët, mund të nisë hetime kundër demokratëve, shkruan AP.


Trump tha se nëse demokratët planifikojnë të shpenzojnë para tatimpaguesit duke filluar një hetim në nivelin e Dhomës së Përfaqësuesve, atëherë republikanët ka të ngjarë të detyrohen të marrin në konsideratë nisjen e hetimeve për rrjedhjen e informacionit konfidencial dhe çështjeve të tjera në nivelin e Senatit.

Ai tha se të dyja palët mund të luajnë ndeshjen. I pyetur për hetimet e mundshme, konsulenti i Shtëpisë së Bardhë Kelien Convey tha në një intervistë me CNN se nuk kishte pyetje që do ta bënin presidentin nervoz. /kp/Telegrafi/