LAJMI I FUNDIT:

Trump: Nuk pres të kem gjyq të drejtë në New York

Trump: Nuk pres të kem gjyq të drejtë në New York

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi në platformën e tij të medieve sociale se nuk pret të ketë një gjyq të drejtë në New York.

“Ata e sollën këtë akuzë të rreme, korruptive dhe të turpshme kundër meje sepse unë qëndroj me popullin amerikan dhe ata e dinë se nuk mund të kem një gjyq të drejtë në New York!”, shkroi ai në Truth Social, transmeton Telegrafi.


Trump, ish-presidenti i parë amerikan që do të paditet në Nju Jork
Lexo po ashtu Trump, ish-presidenti i parë amerikan që do të paditet në Nju Jork

Më herët, ai e kishte përshkruar akuzën si “persekutim politik” dhe kritikoi prokurorin e qarkut të Manhattanit që ndiqte çështjen e tij.

Trump pritet që të martën të dalë për herë të parë në sallën e gjyqit.

Ish-presidentit amerikan pritet t’i ngritet aktakuza nën dyshimin se ka blerë heshtjen e një ylli pornografik, për një aferë të dyshuar. /Telegrafi/