Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nominuar gjeneralin e Forcave Ajrore të SHBA-së, Tod D. Wolters, që të shërbejë në postin e Komandantit Suprem të Forcave Aleate dhe Komandës së SHBA-së në Evropë.
Nominimi i gjeneralit Tod D. Wolters u bë nga ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i cili tha se aleanca e NATO-s është pajtuar me këtë vendim.
Nëse konfirmohet nga Senati, Wolters do të zëvendësojë gjeneralin, Curtis Scaparrotti.
Ai do të marrë pozitën e re në NATO, në kohën kur aleanca po përgatitet që të zhbëjë Traktatin për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme – një pakt ky ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë për çarmatim, që ka mbrojtur Evropën në tre dekadat e fundit.
Nëse zgjidhet në këtë post, Wolters do të udhëheqë të gjitha forcat e SHBA-së në Evropë.
Wolters tani shërben si komandat i Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë.
Gjenerali Wolters është pilot dhe ka kryer mbi 5 mijë orë fluturim në karrierën e tij ushtarake prej 32 vjetësh, thuhet në biografinë e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251