LAJMI I FUNDIT:

Trump nënshkruan vendimin për mbylljen e lotarisë “Green Card”

Trump nënshkruan vendimin për mbylljen e lotarisë “Green Card”

Presidenti amerikan Donald Trump, paraqiti planin e tij për reformimin e sistemit të imigracionit, duke thënë se do që të rekrutojë më të talentuarit.

Propozimi për ndryshimin e ligjeve të imigracionit, vjen pas vitesh hapash prapa dhe ngecjesh.


“Ne diskriminojmë kundër gjenive. Ne diskriminojmë kundër të shkëlqyerve. Kjo nuk do të ndodhë më, me këtë miratim”, tha ai, duke shtuar se ligjet aktuale favorizojnë imigracionin e bazuar tek lidhjet familjare, ndërsa ai do që të jetë i bazuar tek merita.

Plani ka si synim ta largojë procesin e miratimit të kërkesave të imigracionit nga lidhjet familjare dhe nevojat humanitare.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, plani do të forcojë sigurinë e kufijve dhe të krijojë një sistem bazuar tek merita.

Plani do ta eliminonte krejtësisht programin e lotarisë amerikane, në bazë të së cilit u jepen karta të gjelbra 50,000 njerëzve nga vende me përqindje të ulëta imigrantësh në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Trump tha se ata që vijnë përmes lotarisë, janë njerëz me aftësitë të ulëta.

Propozimi i zotit Trump, do ta mbante numrin e kartave të gjelbra dhe statusit të banorit të përhershëm në rreth 1.1 milionë në vit, por do të ndryshonte mënyrën se si atë përcaktohen, duke u dhënë përparësi individëve me aftësi të veçanta dhe të arsimuar, me perspektiva punësimi apo investimesh, në vend të lidhjeve familjare me qytetarë amerikanë, ose nevojave humanitare.

Aktualisht, 12 për qind të imigrantëve lejohet të vijnë në Shtetet e Bashkuara, bazuar në aftësitë e tyre dhe 66 për qind farë lidhjeve me familjare që janë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara. Sipas planit, 57% për qind e vizave të imigrantëve do t’u jepen individëve me aftësi të veçanta apo oferta punësimi dhe vetëm 33% personave me lidhje familjare. Vizat për arsye humanitare duhet të reduktohen nga 22% në 10%.

Presidenti Trump tha se do që propozimet e tij të miratohen nga Kongresi, por plani i tij nuk është mbështetur deri tani as nga partia e tij republikane, aq me pak nga demokratët që e kanë kundërshtuar.

“Nëse plani nuk miratohet nga ky Kongres, tha zoti Trump, atëherë do ta miratojmë pas zgjedhjeve ku do të fitojmë”. /ZëriiAmerikes/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori