LAJMI I FUNDIT:

Trump ndalon marrëveshjen ndërmjet Qualcomm dhe Broadcom

Trump ndalon marrëveshjen ndërmjet Qualcomm dhe Broadcom

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, lëshoi ditën e hënë një urdhër ekzekutiv që ndalon blerjen e gjigantit amerikan të teknologjisë, Qualcomm nga kompania me bazë në Singapor Broadcom. Në këtë mënyrë, marrëveshja me vlerë 117 miliardë dollarë është hedhur poshtë mbi bazën se ngre rreziqe për sigurinë kombëtare.

“Ka arsye me bazë të fortë që më bëjnë të besoj se Broadcom Ltd., duke blerë Qualcomm mund të marrë masa që kërcënojnë të paralizojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, shkruan Trump, në urdhrin e lëshuar në mbrëmje, përcjell Telegrafi.


Ky vendim shkon në linjë me qëndrimin e ashpër të administratës Trump ndaj blerjes nga kompani të huaja të firmave amerikane teknologjike. Janë të paktën 10 marrëveshje që janë ndaluar, apo janë braktisur pasi administrata ka shfaqur shqetësimet e saj.

Vetë kompania Broadcom është shprehur në një deklaratë zyrtare se është forcërisht kundër mendimit se blerja e Qualcomm ngre shqetësime sigurie.

Urdhri shënon një lëvizje të paprecendetë nga Shtëpia e Bardhë në ndalimin e një oferte agresive për një kompani. Kjo pasi, Broadcom nuk kishte ende një marrëveshje për blerjen, por po luftonte për të fituar mbështetje brenda aksionerëve të kompanisë amerikane.

Nëse kjo marrëveshje do të ishte finalizuar, do të ishte blerja më e madhe në fushën e teknologjisë ndonjëherë. Marrëveshja do të ishte gjithashtu e treta për nga vlera në të gjithë fushat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori