LAJMI I FUNDIT:

Trump me mendime të ngjashme me Pompeon për Korenë e Veriut

Trump me mendime të ngjashme me Pompeon për Korenë e Veriut

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ndan mendime të ngjashme me personin që ka zgjedhur për postin e kryediplomatit të vendit, drejtorin e Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA), Mike Pompeo. Shtepia e Bardhë parasheh një rol kyç të Sekretarit të Shtetit në bisedimet e profilit të lartë mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

“Presidenti donte të sigurohej që ekipi i tij i ri të jetë i gatshëm para bisedimeve të ardhshme me Korenë e Veriut, dhe negociata të ndryshme tregtare në vazhdim”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë të martën, shkruan VOA.


Pompeo do të duhet të presë deri në prill që të konfirmohet në postin e sekretarit të shtetit, por ka gjasa të nisë përgatitjet e duhura para takimit të nevilit të lartë.

Gjatë një interviste të dielën për kanalin televiziv Fox News, Pompeo vlerësoi fushatën e ‘presionit maksimal’ ndaj Koresë së Veriut për të bërë të mundur idenë e takimit Trump-Kim. /Telegrafi/