Presidenti amerikan, Donald Trump mohon që të ketë autorizuar një “ndalim” të emigrantëve myslimanë, duke e quajtur veprimin e tij më të fundit vetëm si kufizim të hyrjeve në SHBA të emigrantëve nga vendet me histori terrorizmi.
“Ato janë vende që kanë pasur histori të tmerrshme me terrorizmin”, tha ai për “ABC News” në intervistën e tij të parë si president. “Janë gjithashtu vende, nga ku njerëzit mund të vijnë dhe të na shkaktojnë probleme të jashtëzakonshme”.
Ekipi i Trumpit ka pezulluar programet e vizave dhe refugjatëve që aplikohen për shumë vende me shumicë myslimane në Lindjen e Mesme, mes të cilëve edhe Sirinë e përgjakur nga lufta. Një urdhër ekzekutiv i nënshkruar mëngjesin e së enjtes.
Kritikët thonë se urdhri i fundit do të bllokojë myslimanët që përpiqen të largohen nga dhuna e skajshme, për të cilën edhe vet Trump po flet ndërkohë. Rabini Jack Moline, president i Aleancës Ndërfetare e quan këtë një “ndalim de facto të myslimanëve”.
“Shtetet e Bashkuara janë lavdëruar ndër vite si një bastion i sigurtë për refugjatët anembanë botës, të cilët përballen me persekutimin dhe konfliktet e përgjakshme”, tha Moline. “Presidenti Trump është i gatshëm që të shkelë mbi këtë trashëgimi, që në aktet e para të rëndësishme në krye të Shtëpisë së Bardhë”.
Trump tha për “ABC News” se shënjestra e tij është Shteti Islamik dhe grupet e tjera ekstremiste. “Ju i keni parë njerëzit që vijnë prej andej. Në shumicën e rasteve, ata vijnë me synime djallëzore. Nuk dua që të ndodhë kjo gjë. Disa njerëz mund edhe të vijnë – sugjeroi më pas Trump. – Por vetëm pasi të kenë kaluar atë që unë e quaj ‘vetting ekstrem’. Dhe ju më kuptoni se çfarë dua të them me ekstrem”.
Urdhri i fundit ekzekutiv që ka nënshkruar Trump u ndalon dhënien e vizave njerëzve nga 7 vende të Lindjes së Mesme dhe vendeve të Afrikës së Veriut, nga të cilat, ushtria e tij faktikisht është duke bombarduar 4 prej tyre, transmeton tch.
Vendet që janë bërë subjekt i ndalimit të përkohshëm të vizave janë Iraku, Siria, Libia, Jemeni, Irani, Sudani dhe Somalia. Ushtria amerikane, ndërkohë, është duke luftuar kundër terroristëve të ISIS-it në 4 shtetet e para, ndërkohë që zhvilloi sulme ajrore edhe në Somali në shtator të vitit të kaluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore