LAJMI I FUNDIT:

Trump krenohet se i shpëtoi “miliarda” jetë, në shtetin me 330 milionë banorë

Trump krenohet se i shpëtoi “miliarda” jetë, në shtetin me 330 milionë banorë

Niveli i ekzagjerimit të mburrjes së presidentit Donald Trump, ka arritur një nivel rekord, pasi ai është krenuar se me masat që ka ndërmarrë qeveria e tij ndaj coronavirusit, i ka shpëtuar “miliarda” jetë. Derisa në tërë Shtetet e Bashkuara, nuk jetojnë më shumë se 330 banorë.

Gjatë ditës së hënë, Trup pretendoi se i kanë shpëtuar “dhjetëra mijëra”, apo edhe “qindra mijëra” jetë, pasi në fund të janarit ua ndaloi hyrjen të huajve, që në dy javët e fundit kishin qenë në Kinë. Por, ndalesat nuk u aplikuan edhe për amerikanë, duke lejuar që sëmundja të hynte në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.


Në paraqitjen e fundit para medieve, Trump e bëri edhe pretendimin e çuditshëm të “miliarda” jetëve. Bazuar në disa të dhëna që i referohej presidenti, ishte parashikuar që në Shtet e Bashkuara të vdisnin 100 deri në 200 mijë njerëz. “Unë me të vërtetë besoj se mund të kenë qenë miliarda njerëz [që do vdisnin], sikur të mos e kishim bërë atë që bëmë. Ne kemi marrë vendime shumë të mira”, shtoi presidenti.

Huffington Post raporton se janë tetë miliardë njerëz në botë, ndërsa Trump mund të jetë duke u krenuar, se ka shpëtuar jetën e miliarda njerëzve, për ndonjë arsye të panjohur.

Shtetet e Bashkuara e kanë gati një të tretën e 2.3 milionë rasteve të sëmurë me coronavirus, në të gjithë globin – numri më i madh në botë – por vetëm 4.2% e popullsisë së Tokës. Me 36 mijë viktima, transmeton Telegrafi, Shtetet e Bashkuara e kanë edhe numrin më të madh të viktimave nga kjo pandemi.

Andaj, duket se të gjitha masat që i ka marrë ky shtet në parandalimin e coronavirusit, duket se nuk janë duke funksionuar. Megjithatë, Trump deklaroi se Shtete e Bashkuara “i kanë përmirësuar në mënyrë dramatike rezultatet shëndetësore, më mirë se çdo shtet tjetër, në përjashtim të Gjermanisë”.

Nuk është e sigurt, transmeton Telegrafi se sa njerëz do të vdesin përfundimisht nga coronavirusi. Por, shumë ekspertë kanë thënë se Shteteve të Bashkuara do t’ju kushtojë me jetë të panumërta njerëzish, për shkak të disa muajve të mosveprimit të Trump, mungesës së testimeve, mungesës së izolimit dhe distancës sociale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori