LAJMI I FUNDIT:

Trump kërkon nga Evropa që të hyjë në negociata për barrierat tregtare

Trump kërkon nga Evropa që të hyjë në negociata për barrierat tregtare
President Donald Trump speaks during a meeting with the members of the National Governors Association in the State Dining Room of the White House, Monday, Feb. 26, 2018, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Donald Trump në një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të hyjë në negociata për të reduktuar barrierat tregtare, ndërkohë që ekonomia amerikane po zhytet në një luftë tregtare me Kinën.

Bashkimi Evropian ka refuzuar të përfshihet në diskutime formale mbi një marrëveshje mbi tregtinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që industritë e vendeve anëtare janë subjekt i tarifave ndëshkuese mbi çelikun dhe aluminin, përcjell Telegrafi.

“Jemi gati të bisedojmë mbi liberalizimin e tregtisë me miqtë tanë amerikanë, por vetëm nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin një përjashtim të përhershëm nga tarifat e çelikut dhe aluminit”, tha muajin e kaluar presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende përbëjnë partnerin më të madh tregtar për Bashkimin Evropian, pavarësisht rritjes së shpejtë të Kinës, mirëpo Trump po rrezikon rendin ekonomik botëror me kërkesat e tij për tarifa dhe konfliktet tregtare.

Pas vendosjes së tarifave ndaj çelikut dhe aluminit, administrata e tij lajmëroi dënime për importet kineze që do të bëhen efektive brenda disa javëve, gjë që solli kundërpërgjigje të ashpër nga Pekini. Tensionet janë rritur edhe me Bashkimin Evropian, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vënë pikëpyetjen mbi marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë tregtinë, ndryshimin klimatik dhe mbrojtjen. /Telegrafi/