Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump kërkoi të hënën që pengjet e marra në sulmin e udhëhequr nga Hamas ndaj Izraelit, të lirohen nga Gaza përpara inaugurimit të tij në janar, ose do të ketë “ferr për të paguar” në Lindjen e Mesme për ata që janë përgjegjës.
Duke shkruar në Truth, dhe pa përmendur asnjë grup militant, Trump tha në postimin e tij: “Nëse pengjet nuk lirohen përpara 20 janarit 2025, datë që unë me krenari marr detyrën si president i Shteteve të Bashkuara, do të ketë ferr pwr tw paguar në Lindjen e Mesme, për ata që janë përgjegjës që kryen këto mizori kundër njerëzimit. Ata që janë përgjegjës do të goditen më fort se kushdo është goditur në historinë e gjatë dhe të rrëfyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lironi pengjet tani”.
Rreth 250 pengje u kapën në sulmin e udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, dhe rreth 100 prej tyre mbeten në Gaza, me rreth një e treta që besohet të jetë e vdekur, sipas autoriteteve izraelite.
Administrata Biden ka punuar që nga viti i kaluar me Izraelin dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, përfshirë Katarin dhe Egjiptin, për një marrëveshje armëpushimi që do të përfshinte lirimin e pengjeve, transmeton Telegrafi.
Nuk ishte e qartë se çfarë taktike mund të merrte Trump. Izraeli ka vrarë shumë nga udhëheqësit e Hamasit dhe mijëra luftëtarë të tij, ndërsa ka rrafshuar pjesën më të madhe të Gazës.
Trump tha në postimin e tij të hënën, “kjo është e gjitha bisedë dhe asnjë veprim” kur bëhet fjalë për pengjet, dhe deklarata e tij që sugjeron se ai mund të përdorë fuqinë e zyrës së tij për të ndëshkuar ata që morën robërit është shenja e parë e sa agresivisht mund të trajtojë Trump politikën e Lindjes së Mesme kur të rifillojë detyrën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera
"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit
Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA
Rusët dërgojnë "skuadra me paterica" në betejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!